Modelja vdes në set fotografik

Një modele ka humbur jetën tragjikisht gjatë kohës që pozonte për një shërbim fotografik.

Modelja tajlandeze Olivia Ku, ka humbur jetën teksa pozonte nën ujë, në Hengchun Toënship gjatë së hënës.

Nga dyshimet paraprake mendohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e infarktit, për shkak të heqjes së pajisjes nënujore në mënyrë që fotot të dilnin sa më bukur.

Lidhur me rrethanat e vdekjes së saj kanë nisur hetimet, për të hedhur më shumë dritë mbi çfarë ka ndodhur./GazetaExpress/

images_1463583028-5825948

>

Temat
Showbiz

Të afërta