Haxhiu në parlament: Lojtarët kosovarë të kthehen në vendlindje

Deputeti i parlamentit të Kosovës dhe njëherit nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, ka folur në parlament për pranimin e Kosovën në FIFA dhe UEFA.

Ai gjatë fjalimit të tij lavdëroi punën e bërë nga kryetari Fadil Vokrri duke thirrur që të bëhet punë edhe në institucionet tjera sikurse që është bërë në FFK.

Haxhiu kërkoi edhe ligjin për sponsorizim dhe lojtarëve të Kombëtareve tjera u kërkoi të kthehen në Kosovë.

“Nga këtu ju bëjë thirrje të gjithë lojtarëve që janë kosovarë dhe luajnë në Kombëtaret tjera se dera e tyre është ajo e FFK-së. Të gjithë duhet të kthehen dhe të japin kontributin për Kosovën”.

“Ata duhet t’i mendojnë futbollistët që dhanë jetë për Kosovën në luftë, dhanë gjymtyrët e tyre që ky vend të jetë i lirë. Kosova ju thërret, Kosova ju pret”, ishin disa nga fjalët e deputetit Haxhiu.

Temat
LajmeVend

Të afërta