Gold Ag përdor gjuhë fyese, e quan peder Hashim Thaçin (foto)

Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold Ag, ka komentuar pjesëmarrjen e Presidentit Hashim Thaçi në marshin e djeshëm kundër homofobisë. Ai e ka quajtur Thaçin “peder”- një fjalë fyese për homoseksualët.

Një fjalor të tillë me parë e kishte përdorur publikisht edhe Ramush Haradinaj kur ishte përplasur me Murat Mehën për demarkacionin. Më poshtë mund ta lexoni çfarë ka shkruar Gold Ag.

“Tani po thojm pse svin nxhami politikant ton bile per Bajram … Po ku ja din pederi vleren xhamis bre,cysh mundet me u kon peder edhe atdhetar,cysh munet me u kon peder e mos me u kon hajn !!!” ka shkruar ai.
auto_ari_1463569934-96845761463573229

Temat
Showbiz

Të afërta