Lajme

Drejtori i RTK-së kërkon suspendimin e redaktorit, Arsim Halili pas fyerjes së komunitetit LGBTI

By FIRST CHANNEL

May 18, 2016

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala është distancuar nga ofendimet e redaktorit të RTK-së, Arsim Halil drejtuar komunitetit LGBTI.

“Si Drejtor i Përgjithshëm menjëherë kam kërkuar suspendimin e redaktorit Arsim Halili nga vendi i tij i punës dhe kam kërkuar nga kryeredaktori i RTK3 të iniciojë që nesër procedurë diciplinore ndaj të punësuarit Arsim Halili”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook, ku ka paraqitur edhe një link të rregullores për standarde profesionale në RTK.