Blero: Ky është videoklipi i dështuar që e kam bërë unë

Blero Muharremi njihet jo vetëm si këngëtar, por edhe si kantautor. Madje, ai ka provuar veten edhe në regji të një videoklipi, për të cilin nuk mburret.

Këngëtari ka pohuar se videoja e këngës së Dhurata Dorës, “Vet kërkove”, nuk i ka pëlqyer ani pse vet e kishte dhënë idenë e realizimit.

“E kam pasur në mendje idenë e klipit. Kjo u realizua, por ja që doli keq sipas meje. Nuk më pëlqen fare”, ka theksuar Blero në një emision të KTV-së.

Ndërkohë, këngëtari ka bërë të ditur se është duke punuar në projekte të reja, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta