Sot diskutohet për komunitetit LGBT në Kosovë

Për nder të shënimit të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT), sot do të organizohet konferencë me temën “Të Drejtat e Komunitetit (LGBT) në Republikën e Kosovës-Progresi dhe Sfidat”.

Në një njoftim për media, thuhet se kjo konferencë do të organizohet nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komunitetit (LGBT).

“Aktiviteti do të organizohet në bashkëpunim me organizatat: Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh), Qendra për Barazi (CEL) dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD). Konferenca ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek akterët institucional dhe tek popullata në përgjithësi, për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të komunitetit (LGBT), konform legjislacionit në fuqi, me synim të krijimit të një shoqërie tolerante me mundësi të barabarta, trajtim të barabartë dhe pa- diskriminim”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta