Qeveria nuk e di numrin e të zhvendosurve nga lufta

Rreth 120 mijë është numri i të zhvendosurve brenda Kosovës dhe në rajon.

Është kjo shifër jozyrtare, ngaqë Qeveria nuk ka bazë të dhënash për ta. Ajo ka pranuar se ofrimi i ndihmës për të zhvendosurit është selektiv, improvizues dhe shpesh jo i qëndrueshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Po kështu, edhe pa efekt, ngaqë në shumë raste ndihma është keqpërdorur, sikur është shitja e shtëpive që u janë rindërtuar.

Nëpërmjet një rregulloreje që planifikon ta hartojë, Qeveria synon të bëjë përkufizimin e qartë të personit të zhvendosur, të përcaktojë mekanizmat përgjegjës për menaxhimin e të dhënave, ta bëjë pakon e asistencës, por edhe të listojë të drejtat dhe detyrimet e të zhvendosurve.

Temat
LajmeVend

Të afërta