Pjepri lufton stresin

Pjepri është i pasur me një enzimë e cila ndihmon në luftën kundër stresit. Sipas shkencëtarëve francezë bëhet fjalë për enzimën superoksid-dismutaza, e njohur për efektin antioksidues mbrojtës ndaj indeve të organizmit.

Rezultatet nga studimi kanë treguar se participantët të cilët kishin marrë kapsula me këtë enzimë, kishin shumë më pak simptoma të stresit dhe të lodhjes, në krahasim me ata të cilët kishin marrë placebo (kapsula të rrejshme).

Marrja e kësaj enzime kishte qenë e lidhur edhe me përqendrimin shumë më të mirë, zvogëlimin e irritabilitetit dhe përmirësimin e kualitetit të gjumit.

Temat
Shëndet

Të afërta