Showbiz

Nora publikon fotografi me Robertin

By FIRST CHANNEL

May 17, 2016

Spekulimet në media për problemet në martesën e Nora Istrefit dhe Robert Berishës pritet të marrin fund, pasi këngëtarja ka publikuar disa fotografi, ku ka pozuar së bashku me burrin e saj.

Martesa e këngëtares me muzikantin është vënë në shënjestër të mediave rozë qe një kohë dhe pavarësisht deklaratave të Robertit se ata vazhdonin të ishin bashkë, skepticizmi ishte i pranishëm. Porse, çifti u shfaq bashkë në festën e ditëlindjes së vajzës së tyre, Renee.

“Robert Berisha, Renee”, shkruan Nora në përshkrim.