Ndërtesa e Qeverisë dekorohet me ngjyrat e flamurit të LGBT-së

Sot në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT).

Për nder të kësaj dite në Prishtinë u organizua një marsh ku të pranishëm ishin presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish presidentja, Atifete Jahjaga, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ambasadori Greg Delawie, ambasadori britanik, etj.

E, në orët e mbrëmjes ndërtesa e Qeverisë ka marrë ngjyrat e flamurit LGBT, për të shprehur kështu solidarizimin për komunitet, transmeton Telegrafi.

Vlen të përmendet se në Kosovë ka reagime të shumta për këtë pjesë të shoqërisë njerëzore.

Temat
LajmeVend

Të afërta