Mos e hidhni buzëkuqin e thyer, apo të ndrydhur, ja çka mund të bëni me të

Keni blerë një buzëkuq të shtrenjtë dhe ai ju është thyer? Mos e hidhni. Mund të rregullohet.
JA ÇKA JU NEVOJITET: – Një buzëkuq të thyer të buzëve; – Një qiri; – Një shkrepëse’ – Një shami e letrës.

PROCEDURA: 1. Pjesën e thyer të buzëkuqit e vendosni në një shami letre.

2. E ndizni qiririn dhe aplikuesin (kutia) e buzëkuqit e vendosni rreth 5 centimetra mbi flakë.

3. Pasi që të zbutet skaji i buzëkuqit, merreni copën e thyer dhe, duke e shtypur paksa, ngjiteni për pjesën tjetër.

4. Me gishta lëmoni skajet e buzëkuqit, ku janë ngjitur dy copat dhe me shami të letrës fshini njollat në aplikues.
5. Buzëkuqin futeni në frigorifer me ngrirje të thellë, duke e lënë të qëndrojë për 15 minuta.

BUZËKUQI I NDRYDHUR Ja çka ju nevojitet: – buzëkuq të ndrydhur për buzë; – Një kuti e plastikës; – 1 lugë; – 1 rrëmojëse dhëmbësh.

PROCEDURA:

1. Me anë të rrëmojëses së dhëmbëve nxirreni nga aplikuesi tërë buzëkuqin nga kutia dhe vendoseni në lugë.

2. Ndizeni një qiri dhe vendoseni lugën 3 deri 5 centimetra mbi zjarr.

3. Pasi që të shkrihet buzëkuqi, me kujdes derdheni nga luga në enë.

4. Më pas në lugë qiteni edhe pjesën tjetër të buzëkuqit dhe përsëriteni procedurën.

5. Pasi që buzëkuqi të ftohet në tërësi, ai është i gatshëm për përdorim

Temat
Shëndet

Të afërta