Liberalizimi i vizave në rrezik!

Demarkacioni me Malin e Zi kusht për liberalizim të vizave

“Përveç kësaj ne kemi marrë informacione rreth situatës së dialogut me Beogradin dhe problemet aktuale. Poashtu demarkacionin me Malin e Zi cili është kusht për liberalizimin e vizave. E urojmë Kosovën për dy javë të suksesshme, si UEFA, FIFA, Rekomandimi pozitiv dhe poashtu marrëveshja e MSA-s do të përmisojë jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Tonino Picula.

Ndonëse ratifikimi i marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi është kusht për liberalizim te vizave megjithatë ende nuk dihet se kur do të procedohet kjo marrëveshja në kuvend. Nga ana tjetër opozita tashmë ka paralajmëruar se do të kthehet në kuvend për të penguar votimin në kuvend të kësaj marrëveshje, edhe pse dihet që ky hap është e dëmshëm për qytetarët e Kosovës, pasi ratifikimi i kësaj marrëveshje është edhe një kusht për liberalizimin e vizave.

Po ashtu bëhet gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian i kryesuar nga Tonino Picula. Picula në takimin që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçin ka deklaruar se Kosova ka arritur disa suksese të mëdha në muajt e fundit. Sipas tij Parlamenti Evropian do ta mbështes Kosovën ende në proceset euroatlantike.

Picula në këtë takim pohoi se është i informuar në lidhje me situatën e dialogut me Beogradin si dhe problemet aktuale.

Ai ndër të tjera tha se Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kusht për liberalizimin e vizave.

Temat
LajmeVend

Të afërta