Kush t’i marrin 184 milionë dollarët e Muammar al-Gadafit?

Në kohën kur Libia dikur e pasur po vuan nga problemet e mëdha ekonomike, monedhat e arit dhe të argjendit nga koha e Muammar al-Gaddafit, në vlerë prej 184 milionë dollarëve, janë të mbyllur në një kasafortë në Bejda, në lindje të vendit. Por, për t’i shtirë në dorë është një punë e vështirë. Në fakt, zyrtarët lokalët nuk kanë kod për të hapur kasafortën, ndërsa fraksionet kundërshtare në Tripoli nuk duan ta japin atë.

Guvernatori i Bankës Qendrore në Libinë indore, Ali al Hibri, tha për Wall Street Journal se ka menduar të shkrijë monedhat për të siguruar paratë që i duhen rajonit. Guvernatori përballet me një detyrë të vështirë: si ta hap kasafortën, kodin e të cilit e dinë armiqtë e pushtetit, transmeton Telegrafi. Kundërshtarët nuk duan ta japin shifrën, sepse kanë frikë se paratë përfundojnë për financimin e milicisë.

Guvernatori i Bankës në Bejda ka punësuar ekspertë për të hapur kasafortën pesëdhjetëvjeçare, të cilët besojnë mund ta “mundin”.

Një nga ekspertët, Khaledi, thotë se duhet të thyejnë murin mbrojtës me një vrimë prej 50 centimetrave, që pastaj bravandreqësi me “teknika të veçanta” të mundohet të hap derën e mbrojtur nga një kod pesë-shifror.

Nëse ia del të hapet kasaforta, guvernatori do të ballafaqohet edhe me banorët që thonë se ato para u takojnë qytetarëve të Bejdës.

Rënia e çmimeve të naftës e ka thyer Libinë, vendin e pasur me ar të zi që po përballet me probleme politik, sepse dy qeveritë rivale luftojnë me njëra-tjetrën, si dhe me xhihadistët e ISIS-it, transmeton Telegrafi.

Që nga viti 2011, kur u vra Gaddafi, Libia është në kaos shkaku i fraksioneve në skajet e kundërta të vendit. Fraksioni islamik, i shpallur pas zgjedhjeve të vitit 2014, gjendet në Tripoli. Në anën tjetër, qeveria e pranuar ndërkombëtarisht gjendet në Tobruk.

Prodhimi i naftës aktualisht është në më pak se një të katërtën e 1.6 milionëve fuçive në ditë, sa janë prodhuar në kohën e Gaddafit.

Monedhat e arit dhe argjendit janë futur në kasafortë në vitin 1979 për të përkujtuar 10-vjetorin e ardhjes së Gaddafit në pushtet. Njëra anë e monedha shfaq fortesën e ndërtuar në periudhën koloniale italiane, në qytetin jugor Sabi, ku Gaddafi dha fjalimin e tij të parë e ku shpalli pushtetin e tij. Ana tjetër tregon bustin e diktatorit – kolonelit me kapele dhe uniformë ushtarake.

Monedhat janë me peshën 16 dhe 28 gramë.

Temat
BotëLajme

Të afërta