Kryeministri Mustafa: MSA-ja dokument bazik i të ardhmes evropiane të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim komisionerin për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Gjatë takimit, është biseduar për rëndësinë që ka për Kosovën zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, për proceset tjera integruese dhe reformat dhe prioritetet e Kosovës në shumë fusha.

Kryeministri Isa Mustafa tha se MSA-ja është dokument bazik i të ardhmes evropiane të Kosovës, e cila i hap vendit perspektivë të fuqishme zhvillimore në aspektin politik, ekonomik e të avancimit të proceseve eurointegruese.

Komisioneri për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahje të mëtejme për Kosovën në proceset zhvillimore dhe eurointegruese.

Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Hahn gjatë ditës do të mbajnë një konferencë për medie.

Temat
LajmeVend

Të afërta