Komuniteti LGBTI gati për paradë kundër homofobisë dhe transfobisë (Foto)

Komuniteti LGBTI (lesbian, gay, bisexual, trans, dhe/ose intersex) po mban sot një paradë në sheshin kryesor të Prishtinës në Ditën Ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT).
Edhe pse kjo paradë është paralajmëruar ditë më parë, nuk duket të jetë numër i madh i përkrahësve.

Ky marshim është organizuar nga Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh) por asnjëra nga këto organizata nuk e kanë bërë publike këtë marshim.
Marshimi do të fillojë orën 11:30 me nisje nga Sheshi “Skënderbeu” deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”
Kujtojmë se në Kosovë ky komunitet nuk përkrahet shumë nga institucionet e as nga shoqëria civile.

Temat
LajmeVend

Të afërta