Lajme

Gjendet bomba e luftës së dytë botërore në Suharekë

By FIRST CHANNEL

May 17, 2016

Një person ka raportuar se gjatë rrënimit të një murit të shtëpisë së tij në fshatin Gjionc të Suharekës, ka gjetur një mjetë i dyshuar shpërthyes-bombë raporton Indeks Online.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së, ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes në mënyrë të kontrolluar. Dyshohet që mjeti është i luftës së dytë botërore.