Enver Sekiraqa dënohet me 37 vjet burg

Enver Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor është akuzuar për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim.
Njeriu i dikurshëm i fuqishëm i Prishtinës, Enver Sekiraqa është shpallur fajtor nga një trup gjykues i kryesuar nga gjykatësi ndërkombëtar i EULEX-it, Arcadiu Sedek, në dy akuzat për shtytje të vrasjes dhe detyrim.

Ai është dënuar me 37 vjet burg.

Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor që filloi në tetor të vitit 2014, është akuzuar për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim.
Babai i Triumf Rizës së ndjerë, Shefqet Riza, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ku u shpall aktgjykimi.
Për këtë vrasje, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” më Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta