Dënimi i Enver Sekiraqës prej 37 vjetësh, i duhur

Prokurori i rastit Sekiraqa, Andrew Carney, tha se dënimi i të akuzuarit ishte i duhur dhe se ky dënim do t’i sjellë paqe familjes së Triumf Rizës.

“Ne shpresojmë që ky verdikt, edhe pse pas shumë vitesh, të sjell pak paqe dhe sensin e drejtësisë te familja e Triumf Rizës, nëna, babai dhe vëllai i tij, sepse Triumf Riza ishte një, sepse ai ishte një hero i vërtetë i Kosovës dhe me këtë vendim dërgohet një sinjal i fortë se askush nuk është mbi ligjin”, tha Carney.

Prokurori tha se lartësia e dënimit ishte e duhura edhe pse nuk është përfundimtar.
Prokurori anglez tha se Triumf Riza ishte njeri i guximshëm që luftoi të largojë krimin nga rrugët e Prishtinës.

“Ky ishte një dënim i duhur edhe pse është vetëm shkalla e parë dhe do të ketë edhe apel. Triumf Riza ishte një polic i guximshëm dhe i denjë që luftoi për gjithçka që është e mirë në Kosovë dhe të largojë krimin nga rrugët e Prishtinës”, tha Carney.

Andrew Carney Carney më tej shtoi se edhe pse gjykimi ishte i komplikuar dhe i gjatë, prokuroria paraqiti prova të mjaftueshme.
“Ai u ballafaqua me grupin e udhëhequr nga Serkiraqa dhe nga dëshmitë e prezantuara gjatë këtij gjykimi të gjatë dhe të komplikuar në pikëpamjen tonë ishin shumë të forta se truri prapa kësaj vrasje ishte Enver Sekiraqa”, tha ai.

Enver Sekiraqa u dënua sot me 37 vjet burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës, ndërsa për këtë vrasje vite më parë ishte dënuar me 35 vjet burg Arben Berisha.

Temat
LajmeVend

Të afërta