Çmenduri: I vdekuri ”Filipi i Dytë” mallkon maqedonasit (Video)

Në “Youtube” është postuar një video në të cilën dëgjohen gjoja një thirrje e ”Filipit të Dytë” ndaj protestuesve të “Revolucionit Laraman”.

Gjatë fjalimit të improvizuar të ”Filipit të Dytë”, dëgjohet se si ai është duke i nëmur pjesëmarrësit e protestave të “Revolucionit Laraman”.

“Thërija laraman! Murtaja t’u ndjekë tërë jetën. Rrufetë qiellore mbi kokat tuaja të zbrazëta le të bien! Çdo e keqe e shekullit dhe e botës juve të ju bjerë. Zgjebet t’ua heqin shpirtrat e juaja të shitura”, kështu u është “drejtuar” ”Filipi I Dytë”, gjegjësisht një aktor maqedonas i cili e aktron mbretin e Maqedonisë antike, transmeton Portalb.

Përndryshe kjo video gjithandej është vlerësuar si “çmenduri” më vete, e cila nëpërmjet nacionalizmit, pjesëmarrësit e protestave të organizuara nga sektori civil gjegjësisht në “Revolucionin Laraman” i quan të shitur.

https://youtu.be/fF8RgubANrk

Temat
LajmeRajon

Të afërta