Behgjet Pacolli tregon se kur do të udhëtojmë pa viza (Video)

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se në fillim të muajit gusht qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

“Një e di se dikund kah fillimi i gushtit Kosova do të jetë ndër ato vende që posedon liberalizimin e plotë të vizave. Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër vendet europiane pa viza. Shkurja e tyre është pa formalitet me pasaportë të rregullt të Kosovës dhe ata do të munden të qëndrojnë jashtë Kosovës deri në 90 ditë”, ka thënë Pacolli gjatë një komunikimi direkt në llogarinë e tij në Facebook.

Duke u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, kryetari i AKR-së u ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë rregullat duke mos qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë vendit.

Në fillim të muajit maj Kosova mori rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Temat
LajmeVend

Të afërta