Arrestohet ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelil,i është arrestuar mbrëmë, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për të masën e sigurisë – arrest me burg.

Xhelili është akuzuar për korrupsion pasiv, në formën e kërkimit të favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune në strukturat e varësisë së Bashkisë së Dibrës.

Ish-kreu i bashkisë pritet të dalë para gjykatës për t’iu komunikuar masa, ndërsa hetimi i prokurorisë nisi menjëherë pas publikimit të skandalit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta