Veljanoski: Nuk ka mundësi kushtetuese për thirrjen e një seance të kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e ka përsëritur qëndrimin se nuk ka mundësi kushtetuese që dë t’i mundësonte thirrjen e një seance të kuvendit tashmë të shpërndarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“E ndjeki situatën në Maqedoni këto dy ditë. Jam i njohur me ngjarjet dhe të gjitha ato kërkesa para Kuvendit dhe për vet Kuvendin dhe do të dëshiroj ta përsëris atë qëndrim të përgjithshëm që e kam shprehur deri tani se unë nuk kam mundësi kushtetuese të thirr seancë të Kuvendit të shpërndarë. Kjo është rregulla themelore e një rendi kushtetues dhe juridik i cilitdo shtet, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Veljanovski.

Ndryshe, Trajko Veljanoski, nga Roma u përgjigj në pyetjen për situatën e tanishme politike. Atje, Veljanoski e udhëheq delegacionin e Maqedonisë me rastin e shënimit të Ditës së Shën Kirilit./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta