Lajme

Picula në Kuvend kërkon kthimin e opozitës

By FIRST CHANNEL

May 16, 2016

Ka filluar të mbahet mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, në Kuvendin e Kosovës, në të cilën po merr pjesë kryetari i Komisionit Parlamentar Evropian për marrëveshjen e MSA-së, Tonino Picula, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se ky takim është konfirmim i seriozitetit te BE-së, të realizimit sa me parë te kontratës se parë historike mes Kosovës dhe MSA-së.

“Fuqizimi i demokracisë sonë, lufta e pa kompromis e korrupsionit mbeten objektivat tona imediate, Ëndrra dhe aspirata e qytetarëve është anëtarsimi në BE”, ka thënë Haliti.

Vlen të theksohet se në këtë mbledhje në këtë mbledhje po marrin pjesë edhe partitë opozitare.

Kryetari i Komisionit Parlamentar Evropian për marrëveshjen e MSA-së, Tonino Picula, ka thënë se ka nderin të bashkëkryesoj takimin e parë të Komisionit Evropian.

“Jemi të kënaqur që jemi këtu dhe po kalojmë kohë me qytetarët, puna kryesore e juaja është të analizoni punën e ekzekutivit. Jam i lumtur që opozita është sot me ne dhe besoj se do të jena edhe në takimet tjera të kuvendit dhe unë llogarisë në ta. Ne mund të pajtohemi dhe të jemi pjesë e botës së jashtme, pa opozitën nuk mund të bëhet një gjë e tillë. Le të përpiqemi bashkë t’i shtyjmë këto gjëra përpara. Është detyrë e juaja ta rimblidhni kuvendin prapë”, ka thënë Picula.

Ai ka shtuar se rekomandimi për viza ka ardhur në kohën e duhur e po ashtu edhe pranimi i Kosovës në UEFA, duke përsëritur se Kosova duhet ta luftojë korrupsionin dhe të vazhdoj dialogun me Serbinë.

“Qytetarët e BE-së do të jenë të gatshëm të vijnë të investojnë këtu, të hanë ushqimet e juaja por vetëm nëse kanë besim në institucionet e juaja. Ne evropianët kemi përgjegjësi për ju dhe jemi përgjegjës. Çka do që ndodhë në Prishtinë lë gjurmë në Bruksel”, ka thënë Picula./Indeksonline/