Pesë të akuzuar në Shkup pranuan: Kemi dërguar dhjetëra xhihadistë në Siri

Pas burgosjes së imamit nga Gazi Baba i Shkupit, Memishi i cili u dënua me 7 vjet heqje lirie, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë sot në Gjykatë e pranuan fajin se kanë rekrutuar xhihadistë për në Siri.

Bëhet fjalë për Isa Fuga, Abdulla Abdullai, Eroll Rrusemi, Muhamet Imeri dhe Stefan Stefanovski, të gjithë nga Shkupi.
Këta persona para Këshillit Gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi I, kanë pranuar se janë fajtorë në lidhje me rastin “Celula”.

Aktegjykimet këtyre personave do t’iu prezantohen pas dy ditëve, se me sa vite burg do të dënohen. Grupi ishte i përbërë nga 11 persona, kryesisht imam nga Shkupi të cilët kanë rekrutuar të rinjë shqiptar për të marrë pjesë në luftrat në Siri dhe Irak.Një pjesë e tyre u është dhënë ndihmë financiare për tu trajnuar dhe për të udhëtuar drejtë luftrave në Siri.

Para disa javësh në Shkup, gjashtë persona nga grupi “Celula”, e pranuan fajin dhe u dënuan. Në mesin e tyre ishte edhe imami Rexhep Memishi nga Gazi Baba e Shkupit. Po ashtu edhe Fazli Sula, Muhamet Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmet Dardhishta dhe Resul Saiti. Aksioni “Celula” u realizua nga MPB në gusht të vitit 2015.

Ndryshe, policia e Maqedonisë është në vëzhgim edhe të personave tjerë nga Saraji, Lubini, Hasanbegu, Dizhoni, Shutka, Kumanova dhe Tetova. Këta persona pas vëzhgimit dhe përfundimit të hetimeve priten që të arrestohen.

Temat
LajmeRajon

Të afërta