Pejë: E rrahin me kondak të pushkës

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit për arsye të pa njohura, kanë ndalur veturën Mercedes para dy viktimave meshkuj dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar me kondak të armës njërin nga viktimat me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupor dhe më pas i dyshuari ka shtënë dy herë me armë zjarri, transmeton Indeksonline.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë për rajonin e Pejës. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta