Nitaj: S’ka datë për protestën e radhës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, duke folur për protestën e së shtunës, ka theksuar se më 14 maj, në sheshin e Prishtinës ishin mbledhur dhjetëra mijëra qytetarë.

Sipas tij, ata nuk janë lëshuar në spekulime me numra, duke thënë se qytetarët e kanë parë shumë mirë se sheshi ka qenë i mbushur me protestues.

“Mediat kanë qenë aty dhe është parë numër i madh i protestuesve”, ka theksuar Nitaj.

Ai po ashtu tha se ende nuk kanë vendosur se kur do të mbahen protestat e radhës, duke shtuar se më rëndësi është që protesta e së shtunës ka qenë e suksesshme.

Ndryshe, të shtunën me 14 maj, dy partitë opozitare AAK dhe “Nisma për Kosovën”, kanë mbajtur protestë, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, për ta kundërshtuar sipas tyre, keqqeverisjen, dhe dy marrëveshjet e dëmshme për vendin, marrëveshjen për Demarkacionin e Malit të Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Temat
LajmeVend

Të afërta