Shkodran Mustafi pritet që të shkëmbehet kokë më kokë me Marc Bartran.
Gazeta spanjolle “Sport” ka bërë të ditur që Barcelona dhe Valencia e kanë gati shkëmbimin e madh.
Nëse marrëveshja arrihet, mbrojtësi shqiptar do të kalojë në “Camp Nou” gjatë verës, për t’ia lënë vendin në “Mestalla” mbrojtësit spanjoll Bartra.
Ky i fundit dëshiron që të largohet nga Barcelona për shkak të minutazhës së vogël, ndërsa Mustafi i ka thënë “po” operacionit, pasi që fanella e klubit katalunas është ëndrra e tij.
Barcelona do të jetë e detyruar që të paguajë një shumë të madhe për mbrojtësin.