
Granit Xhaka ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin.
Skuadra angleze, Arsenal ka arritur marrëveshje personale me futbollistin kosovar të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, shkruan Goal.com.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka qenë duke e përcjellë lojtarin në shtatë muajt e fundit dhe tashmë ka arritur që të mposhtë edhe konkurrencën e Manchester Cityt për të.
Granit Xhaka do të jetë transferimi i parë i Arsenalit, ndërsa skuadra gjermane do të përfitojë 43 milionë euro për shërbimet e tij.