Kadaj-Bujupi: Ky binom qeverisës nuk mund ta luftojë korrupsionin

Donika Kadaj- Bujupi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se sa herë që ka vizita nga Bruksel, flitet për zotime kundër korrupsionit por në fakt në realitet është e kundërta.

“Po instalohet kontroll i plotë politik të çdo institucioni. Jo vetëm qe nuk janë mjaftuar me formë të një marrëveshje xhentëllmene ku thuhet se filan bordi i takon këtij subjekti politik, kjo është krejt në kundërshtim me atë çfarë kemi dëgjuar deri më tani”.

Kadaj-Bujupi, që këto i tha në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, shtoi se ky binom qeverisës nuk mund ta luftojë korrupsionin, njofton Klan Kosova.

“Ky binom qeverisës nuk mund ta luftojë korrupsionin, deri sa ne kemi arritur te skenat e gazit, si deputetë u përpoqëm që përmes dialogut të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi për veprimet e Qeverisë, por ndodhi e kundërta”, tha ajo.

Temat
LajmeVend

Të afërta