Juventus transferon një brazilian

Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e Matheus Pereira.

Juventus ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane, Corinthians, për transferimin e futbollistit, Matheus Pereira, shkruan Gianluca di Marzio.

Lojtari tashmë është takuar me zyrtarët e skuadrës dhe ka nënshkruar kontratë, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro në vit.

Por, Juventus nuk mund të transferojë atë këtë edicion dhe ai duhet që për një vit të luaj në ndonjë skuadër tjetër, me shumë mundësi në Empoli ose Sassuolo.

Temat
BotëSport

Të afërta