Jovetic mbetet në Itali, jo te Interi

Stevan Jovetic ka përfunduar aventurën e tij në Inter.

Sulmuesi malazez, Stevan Jovetic ka përfunduar huazimin e tij në inter dhe tashmë është rikthyer te skuadra angleze, Manchester City.

Ai është në kërkim të një skuadre të re, pasi trajneri Pep Guardiola nuk e dëshiron atë në skuadër për edicionin e ri,shkruan Calciomercato.

Jovetic dëshiron që të luaj sërish në Serie A dhe tashmë interesim për të ka shprehur Fiorentina, tek e cila kishte luajtur para se të transferohej në City.

Temat
BotëSport

Të afërta