Italianët i tremben trafikut të klandestinëve nga Adriatiku

Një barkë 25 metra e gjatë, me flamur turk dhe në bord 52 emigrantë zbarkoi më 4 maj në portin Santa Maria të Puglias.

Aktualisht mjeti ndodhet nën sekuestro nga autoritet jugore italiane.

Barka me vela, e nisur nga brigjet greke, kishte pësuar një defekt pak kilometra nga toka helene dhe kishte lëshuar alarmin për ndihmë.

Kapiteneria e portit dha ndihmën e menjëhershme për emigrantët, 23 burra, 8 gra, dhe 21 të mitur, shumica prej të cilëve të pashoqëruar.

Emigrantët, me kombësi pakistaneze, afgane, siriane e somaleze, u shoqëruan në qendrën strehimore të Otrantos.

Drejtuesi i mjetit, 43 vjeç nga Gjeorgjia u arrestua me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Kurse bashkëkombësi i tij 23-vjeçar u kthye në vendin e lindjes nga autoritetet italiane.

Presidenti i Këshillit Komunal të Casarano, një vend afër portit Santa Maria të Leces, ka ngritur alarmin e ringjalljes së një fluski emigrantësh të ngjashëm me atë që të viteve 90, ku qindra mijëra shqiptarë iu drejtuan Italis ë dhe Evropës nëpërmjet kanalit të Otrantos.

Sipas tij në muajin mars kishte mbërritur në po të njëjtin port një tjetër anije, më e vogël në formën e jahtit.

Ai shton se tashmë skafistët trafikantë nuk përdorin më gomone, por anije më të mëdha.

Temat
BotëLajme

Të afërta