FIFA gëzon Kosovën për Shaqirin e Xhakën

FIFA ka dhënë shpresa se Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka mund të luanë për Kosovën.

FIFA ka dhënë shpresa se Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka mund të luanë për Kosovën.

E përditshmja zvicerane, SonntagsBlick ka kërkuar nga FIFA sqarim nëse lojtarët e përfaqësueses së tyre Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të luajnë për Kosovën.

FIFA i ka kthyer përgjigje duke i thënë se kërkesat e tilla i shqyrton Komiteti i Statutit të Lojtarit, duke i dhënë kështu shpresa Kosovës.

Pavarësisht kësaj, kryetari i Federatës Zvicerane, Peter Gilliéron ka thënë se nuk ka gjasa që lojtarët që kanë luajtur për Zvicrën, në një të ardhme të mund të luajnë edhe për Kosovën.

Xhaka e Shaqiri ende nuk janë deklaruar rreth të ardhmes së tyre në përfaqësuese, pasi janë të koncentruar në Euro 2016.

Temat
BotëSportVend

Të afërta