Avdullah Hoti i përgjigjet Shpend Ahmetit për autobusët: Ju po e bllokoni blerjen e tyre (Video)

Ministri i Financave Avdullah Hoti përmes një video ka sqaruar problemin e blerjes së autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë.

Ai i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për akuzuat se po bllokon blerjen e 50 autobusëve të rinj.

“Ligji për borxhet publik është shumë i qartë në kërkesat që ka për të lëshuar këtë garancion nga ana e qeverisë dhe se duhet vendim nga Kuvendi i Komunës ku komuna pajtohet që në rast se trafiku urban nuk arrin të kthejë kredinë atëherë Ministria e Financave dhe Qeveria mund të tërheqin drejtpërdrejt nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe kjo është kërkesë ligjore nuk është diskrecion i qeverisë është kërkesë në ligjin për borxhin publik”, ka thënë ministri Hoti, transmeton Indeksonline.

Ai poashtu ka theksuar se kjo gjë është e ditur edhe udhëheqësit e menaxherët e Komunës së Prishtinës, sepse është bërë e qartë edhe me shkrim por ekziston edhe mundësia që ligji publik mundet edhe të lexohet.

“U garantoj se këtë çështje nuk do e lëmë në vullnetin e Kryetarit të Komunës për të quar kërkesën në Kuvendin e Komunës, sepse ne vetë do e marrim këtë çështje dhe vetë do të kërkojmë nga Kuvendi plotësimin e këtij kushti ligjor dhe qeveria do të procedojë garancionin për këtë marrëveshje të huas në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Hoti.

Ndërsa ai ka potencuar se Kryetari i Prishtinës gjithashtu e di që ky garnacion duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave që partia prej nga vjen ai nuk ka marrë pjesë prej shtatorit të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës si dhe ka penguar funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës ndërkohë që tash po kërkon që të votohet një marrëveshje që është e Komunës së Prishtinës.

“Por ne normalisht për hir të qytetarëve të Komunës së Prishtinës do e qojmë përpara këtë projekt edhe pa vullnetin e kryetarit Shpend Ahmeti”, ka përfunduar Hoti./Indeksonline/

autobusat

Temat
LajmeVend

Të afërta