Veseli: Familja bërthama kryesore e shoqërisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Familjes, përmes një postimi në Facebook.

Veseli thotë se familja është bërthama dhe themeli kryesore e shoqërisë, është shkolla e parë e çdo qytetari dhe prindërit janë mësuesit e parë që mundësojnë “përcjelljen nga brezi në brez të vlerave, identitetit dhe edukatës morale”.

Postimi i Veselit në Facebook:

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes! Familja është bërthama kryesore e shoqërisë që siguron formën më stabël të jetesës së përbashkët në një vend. Është shkolla e parë për çdo qytetar dhe prindërit janë mësuesit tanë të parë e të pazëvendësueshëm që mundësojnë përcjelljen nga brezi në brez të vlerave, identitetit dhe edukatës morale. Familjet u ofrojnë anëtarëve një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë ku ata mund të përjetojnë përkushtim, dashuri, solidaritet dhe mbështetje ndërmjet brezave. Familja është themeli kryesor i shoqërisë prandaj Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart rolin e familjes dhe angazhohet që ta mbështesë krijimin e familjeve të reja si dhe ta promovojë në publik domosdoshmërinë e mbajtjes së shëndoshë të familjes tradicionale në të ardhmen. Uroj që të jeni duke e kaluar këtë ditë fundjave në mesin e familjarëve tuaj me një atmosferë sa më të këndshme”, ka shkruar Veseli.

Temat
LajmeVend

Të afërta