Si duhet pirë uji, i ngrohtë apo i ftohtë?

Deri më tani jemi mësuar se pirja e ujit të ftohtë pasi na ndihmon në djegien e më shumë kalorive, ndërsa artikuj të tjera na pohojnë se është uji I ngrohtë ai që ju ndihmon për një organizëm të shëndetshëm.

Përmes një studimi të bërë rezulton se; “Nëse konsumojmë diçka që është ndryshe nga temperatura jonë e qëndrueshme prej 37.16 gradë celsius, trupit tonë i duhet të punojë më shumë”, ka thënë Cassie Vanderëall, nutriciste klinike në UW Health në Madison.

Uji i ftohtë e detyron trupin të vetë-rregullohet, por pirja e ujit të ftohtë nuk do të ju ndihmojë të humbni në peshë siç kanë premtuar artikujt e deritanishëm.

“Shanset janë shumë minimale”, thotë Leslie Bonci, nutriciste dhe pronare e “Active Eating Advice”. “Nëse pini një gotë ujë të ftohtë, do të digjni tetë kalori shtesë… e nëse pini tetë gota, do të digjini 64 kalori. Që do të thotë se ju nuk digjni as edhe një gjevrek”.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2003 rezulton se ata persona që pinë ujë shumë të ftohtë kanë përjetuar një rritje prej 30 për qind në metabolizëm, ka thënë Lindsay Malone, eksperte ushqimi e regjistruar në Klinikën Cleveland. Kjo do të thotë se trupi djeg edhe 100 kalori shtesë në ditë nëse njerëzit pinë gjysmë litri ujë të ftohtë.

“Ju padyshim se do të përjetoni humbje peshe nga pirja e ujit më të ftohtë, por duhet ta keni parasysh se peshë humbni vetëm duke pirë ujë në përgjithësi, si të ftohtë, ashtu edhe të ngrohtë”, thotë ajo.

Uji i ngrohtë mund t’ua qetësojë stomakun njerëzve që vuajnë nga sëmundje gastrointestinale, thotë Bonci, por nuk ka dëshmi se ngrohja e ujit e bën më lehtë të absorbueshëm për trupin. Pirja e ujit në vend të pijeve të gazuara do të thotë se njerëzit konsumojnë më pak kalori. Dhe e njëjta zonë e trurit kontrollon si urinë ashtu edhe etjen.

Temat
Shëndet

Të afërta