“Qumili në POLICI” – rrëfehet Sevdai Radogoshi

Pas shkrimeve të sotme rreth shoqërimit në polici, aktori Sevdai Radogoshi rrëfen të vërtetën.

Kjo është deklarata e tij:

“Qumili në POLICI”

Është e vërtet se Floranta Radogoshi është motra ime e vogel. Floranta I ka dy fëmijë të rritur dhe është e divorcuar, për fat të keq. Ajo punon ne ambulanten e qytetit gjatë vikendeve si infermiere.

Ne kto 2 vitet e fundit ajo jeton me nënen tonë 86vjeqare e cila gëzon pension të mirë Suedez dhe te Kosoves. Arsyeja ekonomike ka qenë shkaku qe nëna të jetojë bashkë me të qe t’i del në ndihmë Florantes.

Nuk është aspak e vërtet se kjo mosmarrveshje ka ndodh për shkak te hises së shtëpisë siq kanë shkruar portalet. Vëllezërit e tjerë jetojnë në Suedi dhe gëzojnë një jetë të mirë ekonomike.

Fatmirësisht të gjithë kemi shtëpitë tona. Unë kam punuar dhe me mundin tim gëzoj pasurinë dhe 3 shtëpitë e mia, nuk më nevojitet edhe një. Prandaj ne vëllezërit kemi vendosur para 2 viteve qe Floranta te rrijë aty, meqe nuk kishte se ku të rrinte.

Tani ajo bën presion që shtëpija te shitet dhe t’i blejmë asaj banesë. Ky ka qenë një konflikt qe ajo e ka krijuar për vite me radhë duke na shoqëruar të gjithë vëllezërve me radhe në polici, arsyeja gjithmonë e njejtë, rrahje. Trashegimia nuk I mohohet askujt.

Motra ime nuk është në gjendje të mirë emocionale për shkak se jeta e saj nuk është ashtu siq ajo ka dëshiruar dikur. Për shkak të luhatjes emocionale dhe psiqike ajo i ka larguar edhe fëmijët nga shtëpia,.. ajo e ka shoqëruar edhe djalin e saj disa herë në polici me arsyen se po I ushtron dhunë psiqike… Pra ajo na shoqëron në polici kohë pas kohë të gjithëve…

Unë kam kërkuar nga mediat të mos e publikojnë rastin sepse nuk I dihet, mund edhe ata të përfundojnë në polici për ndonjë akuzë… Nuk mund të lejoj të njollosem në këtë moshë nga disa portale të cilët paguhen vetëm për klikime. Kërkoj një maturi nga të gjithë ju.

Gjatë karrieres time kam punar gjithmonë në ngritje të të drejtave dhe barazive gjinore. Kam kritikuar permes skeqeve të mia prezencen e gruas ne punë dhe familje. Unë si baba I tre vajzave nuk do ta bëja kurr një gjë aq të ulët, më vjen zor edhe ta shkruaj… Për hirë të opinionit, dashamirësve dhe familjarve të cilët janë shqetësuar aq shumë e ndjeva të obligueshme te sqarohem përpara jush.

Me respekt Sevdai Radogoshi

13219710_1029155157131894_1189761712_n

Temat
Showbiz

Të afërta