Emisioni i plotë n’Kosovë Show – Iva Aliko, Violeta Kajtazi, Arijon Krasniqi

Iva Aliko vazhdon të jetë kryetemë në mediat tona falë deklarimit të pretenduar se është në lidhje me një deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këngëtarja atraktive ka pohuar se është fjala për një deputet të PDK-së, i cili madje është i martuar. Të njëjtën gjë ajo e ka pohuar edhe në emisionin n’KosovëShow me Shpëtim Deskun.

Nikoqiri i emisionit ka vazhduar me pyetjet, madje duke ia nxjerrë fotografitë e deputetëve dhe duke e pyetur se cili është.

Këngëtarja ka hezituar të tregojë duke u përgjigjur vazhdimisht me ‘jo’.

E ftuar ka qenë edhe këngëtarja e muzikës popullore, Violeta Kajtazi.Ajo ka promovuar videoklipin e saj “Prite”.

Përveç tyre i ftuar ishte edhe djaloshi nga Malisheva, Arijon Krasniqi. Ai ka shfaqur talentin e tij në shkrim dhe vizatim me këmbë.

Temat
Emisionetn'Kosovë ShowShowbiz

Të afërta