Ja pse duhet të hani lulelakër

Kohët e fundit mjekësia popullore në Evropë dhe Azi, tregon se lulelakra është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, edhe për numrin e lartë të kalorive që përmban.

Lulelakra përmban përbërës që stimulojnë në organizëm prodhimin e enzimave. Disa nga efektet e shëndetshme të lulelakrës janë;

Është e pasur me antioksidantë
Lulelakra përmban vitaminë C dhe mangan, të cilat njihen për luftën kundër radikaleve të lira.

Ka veti antiinflamatore
Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K, lulelakra ndihmon për të reduktuar inflamacionin. Ajo, gjithashtu, është e pasur me acidet yndyrore omega-3, të njëjtat yndyra të shëndetshme që gjenden te salmoni dhe të farat e lirit, por me më shumë kalori.

Përmban shumë fibra
Mesatarja ditore për fibra rekomandohet të mos tejkalojë 25 gram. Lulelakra kontribuon në më shumë se 3 gram të totalit të përditshëm, duke ndihmuar kështu edhe në tretjen e ushqimit.

Mban nën kontroll presionin e gjakut
Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga sëmundjet kronike të tilla si arterioskleroza, e cila është shkaku kryesor i sulmit në zemër dhe goditjeve në tru. Lulelakra ndihmon për të mbajtur gjakun të rrjedhë lirisht në të gjitha organet themelore të trupit.

Është një paketë e plotë vitaminash
Lulelakra krenohet me numrin e lartë të vitaminave B: 1, 2, 3, 5, 6, 9. Këtu përfshihet edhe acidi folik, kështu që për shtatzënat ose ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë, përdorimi i lulelakrës çdo ditë është domosdoshmëri

Temat
Shëndet

Të afërta