Ja pse duhet të ecni zbathur

Ecja zbadhur është një mënyrë e shëndetshme për organizmin tonë.
Sipas një studimi ecja zbathur ndikon në kujtesën dhe vëmendjen e njeriut, gjithashtu rrit kujdesin dhe shton funksionimin e trurit.
“Gjërat e vogla kanë ndikim të madh, ne mund të zbavitemi duke ecur dhe vrapuar zbathur e në të njëjtën kohë t’i kryejmë trurit tonë një shërbim të madh”, është shprehur njëri nga anëtarët e studimit.

Për studim janë marrë 72 vullnetar nga mosha 18 deri në 44 vjeç që u ndanë në dy grupe dhe lëvizën për 16 minuta, ndërsa ekspertët kanë testuar kujtesën e tyre para dhe mbas ecjes.

Ata gjetën rreth 16% rritje të kujtesës tek personat që kishin lëvizur zbathur dhe e njëjta gjë nuk kishte ndodhur tek ata që kishin lëvizur me këpucë. Kjo ndodhë për shkak se truri funksionon më shumë nga frika se mund të shkelni në diçka të fortë që mund t’ju lëndojë, sipas studiuesve.

Kjo është një gjë shumë pozitive thanë studiuesit pasi duke u zbavitur ne mund të krijojmë një aftësi njohëse më të mirë, kujtesë më afatgjatë dhe funksioni i trurit do të rritet.

Temat
Shëndet

Të afërta