Rrahje masive mes 400 personave në Moskë, dy të vrarë (Video)

Rreth 400 persona janë përfshirë në një rrahje në jugperëndim të Moskës, në të cilën humbën jetën dy persona.

Agjencia ruse e lajmeve Tass ka njoftuar se sipas policisë së Moskës në konflikt ku u përfshinë 400 persona, deri më tani janë arrestuar 50 persona.

Sipas policisë, shumica e pjesëmarrësve ishim emigrantë të armatosur që u përleshen me shkopinj dhe shufra metalike, transmeton Indeksonline.

Agjencia Tass ka bërë të ditur se konflikti shpërtheu pranë hyrjes qendrore dhe se policia nuk ishte në gjendje që të përdorte armë, transmeton Indeksonline.

Kreu i policisë së Moskës, Anatolij Yakunin, pas një vizite që i bëri vendit të ngjarjes, tha se zyrtarët e zbatimit të ligjit janë duke bërë çdo gjë që është e mundur që të gjejnë të gjithë pjesëmarrësit në konflikt.

Temat
BotëLajme

Të afërta