
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas protestës ka thënë se pjesëmarrja e sotme dëshmoi se Kosova ka shpirt dhe zemër.
“Unë e pashë se kështu të bashkuar siç ishim sot, mund ta bëjmë këtë vend që na e kanë nëpërkëmbur aq shumë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot me prezencën tuaj në sheshet e Prishtinës, dëshmuat se Kosova ka shpirt, se Kosova ka zemër.
Unë e pashë se kështu të bashkuar siç ishim sot, mund ta bëjmë këtë vend që na e kanë nëpërkëmbur aq shumë.
Ju dëshmuat vendosmëri dhe qytetari, dy vlera këto, që janë garancë e një suksesi të përbashkët, për Kosovën-Shtet me Dinjitet.
RH