Lekaj i AAK-së: Isa dhe Hashimi do të shkojnë, mirupafshim në zgjedhjet e ardhshme!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, në protestën e organizuar nga subjektet opozitare, AAK dhe Nisma.

Lekaj para qindra protestuesve, në sheshin “Nëna Terezë”, tha se pushtetarët po i humbasin shpresën qytetarëve, raporton Indeksonline.

“Në sheshin e heroit tonë kombëtar, “Skënderbeu” ashtu siç ishim mbledhur në protesta e kaluara për ti kundërshtuar dy marrëveshjet dhe për ta ndalur të keqen e këtij vendit.Vullneti juaj nuk ka të ndalur. Këtë e keni dëshmuar dhe po e dëshmoni edhe sot me prezencën aq të madhe.

Përkrahësit e Asociacionit dhe Demarkacionit, këta pushtetarë që janë në këtë ndërtesë, asnjëherë nuk e dëshmuan se janë në gjendje për Kosovën por vetëm në dëm të saj. Çka është më e rëndësishmja, këta pushtetarë çdo ditë e më shumë po ia humbin shpresat qytetarëve të Kosovës. Kosova do të jetë e sigurt drejt të ardhmes së saj, vendi ynë do ta kthejë shpresën.

Isa dhe Hashimi do të shkojnë, Kosova do ti përket popullit të saj. Modeli i keqqeverisjes ekonomia ka shënuar rënie, papunësia e ngufati jetën tonë… Kjo Qeveri me gjitha të këqijat e veta i ka ardhur fundi. Qytetarët nuk i duroni gjitha këto të këqija”, ka thënë ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta