Iva Aliko: Banesën që ma dhuroi deputeti do t’ua fal të varfërve (Video)

Shumë e përfolur kohëve të fundit, bukuroshja seksi Iva Aliko, ishte e ftuar këtë javë në emisionin n’Kosovë Show.

Arsyeja pse emri i saj po përmendet kaq shumë është lidhja me deputetin kosovar, të cilën Iva e ka bërë të ditur.

E pazakontë e kësaj është që ajo pranon që deputeti është i martuar dhe ka katër fëmijë.Poashtu ajo ka thënë që deputeti vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Para disa ditësh Iva ka treguar në media se deputeti i ka blerë një banesë në Tiranë.
Në emisionin n’Kosovë Show ajo ka treguar se atë banesë nuk e përdor.

Në pyetjen e moderatorit, Shpetim Desku, se çfarë do të bëjë Iva me atë banesë, ajo është përgjigjur se do ta shesë dhe të hollat do t’ua falë të varfërve.

Cili është deputeti misterioz e shumë të tjera, do t’i kuptoni të dielën n’Kosovë Show, në televizionin First Channel, duke filluar nga ora 20:30.

Iva_1

Iva_2

Temat
Emisionetn'Kosovë ShowShowbiz

Të afërta