Haradinaj: Protesta e sotme ishte madhështore dhe e dinjitetshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka falënderuar të gjithë qytetarët që ishin pjesëmarrës në protestën e sotme.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se protesta e sotme përcjelli mesazhin e fuqishëm të mobilizimit dhe bashkimit qytetarë për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Lexoni postimin e plotë:

Të nderuara struktura të Aleancës në Deçan, aktivistë e simpatizantë!
Shumë të respektuar qytetarë të Kosovës!

Protesta e sotme ishte madhështore dhe e dinjitetshme dhe përcjelli mesazhin e fuqishëm të mobilizimit dhe bashkimit qytetarë rreth boshtit opozitarë AAK- NISMA për të kundërshtuar fuqishëm keq-qeverisjen në vend nga Qeveria antikushtetuese, por edhe dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, ajo e DEMARKACIONIT dhe ZAJEDNICËS, por edhe alternativen tonë drejtë fitores.

Andaj me lejoni që sinqerisht të ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen tuaj madhështore në protestën e sotme, dhe mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë dhe po i jepni kauzës sonë.

DH

Temat
LajmeVend

Të afërta