Haradinaj: Kosova ka dy rreziqe, Serbinë dhe Qeverinë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur para të pranishmëve në sheshin “Skënderbeu”, tha se populli shqiptar ka luftuar gjithmonë për të drejtat e tyre, mirëpo në fund ka triumfuar ndaj padrejtësive.

Ai ndër të tjera përmendi edhe dy rreziqet me të cilat po kalon Kosova, raporton Indeksonline.

I pari i AAK-së ka përmendur Serbinë dhe Qeverinë e Republikës, të cilat sipas tij po dëmtojnë vendin tonë.

“Sot mund të themi lirisht se Kosova ka shpirt, është gjallë. Sot mund të themi se Kosova është në këmbë. Në vitin 99 gjysma jonë jemi përndjekur barbarisht prej Kosovës por edhe jemi kthy fitues. Për me fitu të drejtën tonë ne shqiptarët, kaluam nëpër dhimbje të mëdha, shkatërrime.

U vendos pavarësia e Kosovës si garancë për mu vendos paqja në Ballkan, Kosova sot është prapë e trazuar, në veri prej Serbisë. Por e kemi prej pushtetarëve tonë që po ia humbin shpresën vendin tonë. Duhet të kërkojmë që të ndalet kjo Qeveri. Kosova i ka dy rreziqe, ndërhyrja nga Serbia dhe kjo Qeveri. Qeveria rrezikon kushtetutshmërinë e vendit.

Ne fitojmë vetëm kur të jemi bashkë, si sot dhe kur të jemi të vendosur. Ne me të drejt ju themi atyre që e kanë pru në gjendje vendit, të ndalen. Urime Kosovë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta