Zyrtare/ Kosova pranohet në FIFA, jemi të barabartë me të gjitha vendet e botës

Pritjes i ka ardhur fundi, më në fund edhe Kosova është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë FIFA-n.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 143 vota pro dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj.

Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.

Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë për pranimin e Kosovës në FIFA, më në fund drejtësia erdhi në vend, fitoi futbolli, fitoi Kosova e cila është në FIFA e barabartë me të gjitha shtetet e botës.

Temat
BotëSportVend

Të afërta