Showbiz

Shpati dhe Afërdita afër?

By Egzona Krasniqi

May 13, 2016

Që prej ndarjes së tyre, ata janë përfolur shumë pak. Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj mbyllën kapitullin disa vjeçar të lidhjes në paqe me njëri-tjetrin.

Për të parin u përfolën disa lidhje kurse e dyta u stabilizua me hokeistin çek Jakub Kindl.

Por duket se sot, të paktë gjeografikisht, Shpati dhe Afërdita janë më afër se kurrë.

Këngëtari ka postuar foto teksa shijon diellin e nxehtë të Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fare pak kilometra larg nga vendodhja e Afërditës që gjithashtu është në shtetin e Floridas.

Teksa modelja shihet pranë çekut Kindl në Fort Lauderdale, Shpati në imazhe është I vetëm./GazetaExpress/