Shokuese, braziliani po shndërrohet në elefant

Një pickim mushkronje ka rezultuar fatal për nje person nga Brazili, i cili është infektuar nga një ndër sëmundjet më të tmerrshme tropikale.

Raimundo ishte kafshuar nga një mushkonjë 20 vjet më parë, dhe kishte marrë një infeksion parazitar të njohur si “Elefantiazë”.
Ai e ka luftuar infeksionin, mirëpo kjo s’e ka penguar këmbën e tij që të fillojë t’i ngjajë një këmbe të elefantit. Sëmundja e sulmon sistemin limfatik të trupit, dhe larvat e mushkonjës riprodhohen për një vit rresht në trup.

Infeksioni zakonisht karakterizohet me ënjtje ekstreme të gjymtyrëve apo organeve gjenitale, dhe kjo sëmundje zakonisht nuk shoqërohet me simptome.

Raimundo, për tani po iu nënshtrohet trajtimeve në Sao Jose Rio Preto. Klinika ku ai po trajtohet, ia ka arritur që ta reduktojë ënjtjen për disa javë pas vizitës së parë./Indeksonline/

 

 

 

 

Temat
Shëndet

Të afërta