Qeveria ndan 16 mijë euro për komisionin ad-hoc të demarkacionit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 15 mijë e 884 euro, për Zyrën e Presidentit, për pagesën e anëtarëve të komisionit ad hoc, të ekspertëve ndërkombëtare për vlerësimin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, tha se këto mjete janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit, udhëtimit dhe kompensimit të ekspertëve.

Shpenzimet janë ndarë nga rezervat e Qeverisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta